Covid i merr jetën të riut shqiptar në Angli, miqtë kërkojnë kthimin në vendlindje të trupit të pajetë

Covid i merr jetën të riut shqiptar…

Pandemia e Covid-19 vijon ende të shënojë viktima, teksa kohët e fundit pas infektimit me virus, në Angli ka ndërruar jetë një 28-vjeçar me origjinë shqiptare. Ndonëse u dërgua në spital për mjekim më të specializuar, Sidorel Myzeqari nga Mollasi i Elbasanit nuk arriti të luftojë koronavirusin.

I ndjeri jetonte prej disa vitesh në Angli dhe prej disa ditësh kishte patur simptomat e virusit. Por papritur gjendja e tij u përkeqësua dhe ai humbi jetën në spital. Pas ndarjes nga jeta të Myzeqarit, miqtë dhe familjarët e tij kërkojnë që kushdo që ka mundësi të kontribuojë në ritatdhesimin e tij në Shqipëri

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit