Covid i ri/ Zbulohet rasti i parë nē Gjermani

Covid i ri/ Zbulohet rasti i parë…

Në Gjermani është zbuluar rasti i parë i variatit të ri të koronavirusit që u identifikua në Afrikën e Jugut pak ditë më parë.

Ministria e Punëve Sociale në Baden-Württemberg njoftoi se mutacion u zbulua në një individ i cili kishte udhëtuar kohët e fundit në Gjermani me familjen pas një qëndrimi të gjatë në Afrikën e Jugut.

Anëtarët e familjes së saj testuan pesë ditë më vonë dhe rezultuan negativë. Një javë më pas, anëtarët e familjes shfaqën simptoma të lehta. Sot, infeksionet e koronavirusit janë zbuluar në gjashtë persona nga tre familje.

Javët e fundit janë zbuluar dy varjante të reja të Covid-19 ajo e Afrikës së Jugut dhe e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat janë më të transmetueshme sesa virusi original.

Megjithëse ekspertët ende nuk e konsiderojnë koronavirusin e ri më të rrezikshëm, përhapja e përshpejtuar e tij paraqet një sfidë më të madhe për zyrtarët e shëndetit publik, të cilët garojnë për të vaksinuar popullatat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit