COVID/ Konfirmohen dy vatra të reja në Fier

COVID/ Konfirmohen dy vatra të reja në…

Konfirmohen dy vatra të reja me COVID në Fier.

1 rast është regjistruar në Seman, është një djalë i ri në moshë, i cili ka rezultuar pozitiv pas marrjes se tamponit. I riu ka shfaqur shenja të Covid 19, çka e ka detyruar të telefonojë në numrin 127, duke ju nënshtruar më pas ekzaminimeve që e kanë nxjerrë pozitiv.

Ndërsa 1 rast tjetër u regjistrua në qytetin e Patosit. E prekura është një grua e cila ende nuk e ka të qartë se ku është infektuar.

Edhe gruaja ka shfaqur simptoma të Covid, duke ju nënshtruar kryerjes së analizave përkatëse dhe marrjes së tamponit, nga i cili ka rezultuar pozitiv. Janë duke u marrë të gjitha kontaktet e dy rasteve në fjalë, ndërsa janë vendosur në karantinë personat e afërt të rasteve pozitiv.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit