Covid kthehet sërish në kërcënim, shtohen infektimet dhe të intubuarit në Greqi

Covid kthehet sërish në kërcënim, shtohen infektimet…

Virusi i Covid-19 i cili kërcënoi ashpër njerëzimin përgjat 4 viteve të fundit është rikthyer frikshëm në vendin fqinj Greqi.

Mediet vendase bëjnë me dije se që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me koronavirus. Referuar të dhënave zyrtare nga autoritetet shëndetësore, gjatë periudhës 25-31 dhjetor 2023 numri i rasteve është rritur me 44%, ndërsa numri i personave të intubuar tani ka arritur në 70.

Po ashtu, 57 persona kanë ndërruar jetë nga komplikimet e Covid-19. Si rastet e gripit ashtu edhe rastet e virusit respirator janë rritur gjithashtu. Mjekët bëjnë apel për kujdes, pasi shumë persona e ngatërrojnë Covid-19 me gripin apo virozat e tjera.

Por Greqia nuk është vendi i vetëm që ka ngritur alarmin për përhapjen e Covid.

Në spitale, në të paktën katër shtete të SHBA-së janë rikthyer detyrimi i mbajtjes së maskës. Ky vendim erdhi pas rritjes së rasteve me COVID, por edhe gripit sezonal dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, thotë Reuters.

Të dhënat e fundit nga autoritete në SHBA bëjnë me dije se ka pasur mbi 29.000 shtrime në spital nga COVID-i në të gjithë Shtetet e Bashkuara nga data 17 deri më 23 dhjetor. Për të njëjtën periudhë, raportohen gjithashtu më shumë se 14.700 raste personash të rënduar për shkak të gripit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit