COVID/ Masa të reja ndëshkuese për ata që shkelin rregullat

COVID/ Masa të reja ndëshkuese për ata…

Masa të reja ndëshkuese për ata që shkelin rregullat e vendosura për parandalimin e koronavirusit.

Kuvendi miratoi sot me 90 vota pro, 14 kundër dhe 4 abstenim disa ndryshime në aktin normativ, me vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se këto ndryshime në aktin normativ do të sjellin vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID19.

Manastirliu u shpreh se një prej nismave është vendosja e distancës së sigurisë në studio televizie dhe së dyti nëpërmjet këtij akti normativ do të ndihmohen qytetarët që kanë humbur në periudhë kohore të përcaktuar punën e tyre ose kur punëdhësit e tyre nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare direkte.

Nëpërmjet këtij akti normativ do të ndihmohen qytetarët që kanë humbur në periudhë kohore të përcaktuar punën e tyre ose kur punëdhësit e tyre nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare direkte.

Sipas ndryshimeve, parashikohet që “te gjitha transmetimet audiovizive me me shume se nje person ne te njejten studio televizive, qe nuk respektojne distancen e sigurise prej 2 metrash nga njeri-tjetri, denohen me gjobe ne masen 1 000 000 (nje milion) leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, te pjesshem ose te plote, te transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit te pajisjeve, pas marrjes se vendimit nga ministria pergjegjese per shendetesine dhe zbatohet nga organi kompetent.

Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit te te punesuarit apo ish-te punesuarit qe ploteson kushtet per te perfituar ndihmen financiare, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur si pasoje e COVID-19, denohet me gjobe ne masen 50 000 (pesedhjete mije) leke”.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit