Covid/ Mijëra viktima nga Covid-19 në Britani dhe Meksikë

Covid/ Mijëra viktima nga Covid-19 në Britani…

Janë bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në botë.

Është Britania që kryeson listën me mbi 23 mijë raste pozitive dhe 1200 viktima në 24 orët e fundit, duke shkuar në gati 3.8 milionë të prekur dhe 105.571 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Vendin e dytë e mban Rusia me 19 mijë rasste pozitive dhe 512 viktima, ndërsa të frikshme janë shifrat në Meksikë. Në 24 orët e fundit atje raportohen mbi 16 mijë raste pozitive dhe 1434 jetë të humbura.

Ndërkohë Italia fqinje duket se është në të njejtat ujëra, me 12.715 raste të reja dhe 421 viktima në 24 orë.

Screenshot_9.jpg

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit