COVID në Fier - 3 raste të reja, mes tyre 2 mjekë

COVID në Fier – 3 raste të…

Tre raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Fier. 

Dy nga tre të infektuarit janë mjekë.

Më konkretisht, mësohet se është infektuar me koronavirusit një mjek anestezist i spitalit të Fierit.

Ai ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku dhe mendohet të jetë infektuar.

Në momentin që janë shfaqur shenjat, mjeku nuk ka shkuar në punë, teksa mësohet se deti më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.

Ndërkohë, nga ana tjetër, rasti i dytë është i një mjeku në Levan, por që banon në Fier.

Rasti tjetër është një grua, teksa mësohet se janë identifikuar banesat e tyre. /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit