COVID në Itali/ Kryeministri Conte kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme

COVID në Itali/ Kryeministri Conte kërkon shtyrjen…

Italia me shumë gjasa, do e shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme prej pandemisë së koronavirusit.

Aktualisht, ajo mbaron më 31 korrik.

Në Senatin italian, kryeministri Giuseppe Conte, ka kërkuar votën për ta shtyrë deri në 15 tetor.

Conte shprehet se virusi është ende në qarkullim, dhe është diçka e pashmangshme shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kjo lëvizje e Contes, është kritikuar nga ata që mendojnë se ai po shtyn afatin për të mbajtur kompentencat e shtuara nga gjendja e jashtëzakonshme.

Gjithsesi, Conte u shpreh se vendimi vjen për të bërë ndërhyrjen e shpejtë kur të jetë e nevoshme.

 /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit