COVID në Kosovë, 96 raste të reja

COVID në Kosovë, 96 raste të reja

96 raste të reja me COVID në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 96 persona, në 439 testime.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar edhe 29 pacientë të prekur me koronavirus, duke e çuar në 1047 numrin total të të shëruarve.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar të prekur 2169 persona, nga të cilët 36 kanë ndërruar jetë.

Po ashtu, si edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, gjatë ditëve të fundit edhe në Kosovë rastet e reja të personave të prekur janë shtuar ndjeshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit