COVID në Maqedoninë e Veriut, 8 humbje jete në 24 orë

COVID në Maqedoninë e Veriut, 8 humbje…

Autoritetet maqedonase kanë raportuar bilancin ditor të COVID-19.

Në Maqedoninë e Veriut, koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish. Vetëm në 24 orët e fundit, në shtetin fqinj janë konfirmuar të vdekur 8 persona të prekur me Covid-19.

Ndërkohë, nga 1794 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 163 persona. Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 163 persona.

Nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit