COVID në Shqipëri/ Cila është grupmosha më e prekur

COVID në Shqipëri/ Cila është grupmosha më…

Në vendin tonë, më të prekur nga COVID-19 janë qytetarë të moshës nga 55 deri në 64 vjeç.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik 19.7% e rasteve të konfirmuara i përkasin këtyre grupmoshave.

Ndërkohë 18.5 përqind e të infektuarve me koronavirus i përkasin moshave 25 deri në 34 vjeç.

Sipas të dhënave të ISHP, mesatarja e të infektuarve është 214.9 raste për 100 mijë banorë. Qytetet më të prekura janë Tirana, Durrësi dhe Shkodra, ndërkohë më pak i prekur është Elbasani.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar 6,536 ndërsa janë regjistruar 200 viktima.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit