COVID në Shqipëri, infektohet futbollisti

COVID në Shqipëri, infektohet futbollisti

Një futbollist është në mesin e personave të konfirmuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ministria e Shqndetësisë deklaroi sot zbulimin e 140 rasteve të reja, nga të cilat 12 ishin në Fier.

Mes të infektuarve është konfirmuar edhe një futbollist i ekipit Albpetrol.

Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar por dyshimet janë se ai mund të ketë rënë në kontakt me virusin në Tiranë ku përpara dy javesh ka dhënë provime, ndërsa ka luajtur bashke me ekipin ndeshje në Librazhd.

30 vjeçari është në gjendje të mirë, ndërsa 5 anëtarët e tjerë të familjes nuk kane simptoma të sëmundjes.

Ndërkohe në Fier 11 persona janë infektuar në plazh dhe dasma.

Autoritetet shëndetesore kanë bërë thirrje që dasmat të ndalohen edhe nëpër shtëpi, ndërsa shezllonet të jenë pa veshje prej rrobe me qëllim që të dezinfektohen lehtësisht.

Fieri ka 129 të sëmure aktivë me Covid-19.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit