COVID/ Pas Malit të Zi, një tjetër shtet fut Shqipërinë në listën e kuqe

COVID/ Pas Malit të Zi, një tjetër…

Një tjetër shtet fut Shqipërinë në listën e kuqe për shkak të COVID-19.

Sllovenia ditën e sotme ka hequr Malin e Zi dhe Luksemburgun nga lista e vendeve të sigurta Covid-19 nga të cilat mbërritjet nuk përballen me kufizime dhe gjithashtu ka futur Shqipërinë e Portugalinë në listën e kuqe të vendeve nga të cilat hyrja nënkupton një karantinë 14-ditore, përveç disa përjashtimeve.

Pra për shqiptarët që duan të futen në Slloveni duhet të bëjnë një karantinë 14 ditore. Kufizimet do të futen në fuqi nga dita e nesërme. Zëdhënësi i qeverisë sllovene Jelko Kacin këshilloi shmangien e udhëtimeve në vendet që janë në listën e kuqe. “Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe”.

Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë në dy javët e fundit. Theksojmë se ditën e hënë ishte Mali i Zi që mbylli kufirin me Shqipërinë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me COVID në vendin tonë. 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit