COVID prek bashkinë e Pogradecit, infektohet punonjësi

COVID prek bashkinë e Pogradecit, infektohet punonjësi

COVID-19 prek bashkinë e Pogradecit.

Ditën e sotme është konfirmuar punonjësi i pushtetit lokal ndërkohë bashkia vijon punën me masa të rrepta sigurie.

Pritet të bëhen dezinfektimi i ambienteve, ndërsa punonjësit e DSHP po bëjnë gjurmimin e kontakteve të mundshme.

Pozitive ka dalë edhe bashkëshortja e tij.  Rasti i 3 është nëna e vajzës që doli pozitive një ditë më parë. Ajo kishte ardhur për pushime nga Shkodra.

Ndërsa rasti i 4  është vatër e re dhe po gjurmohet.

Sakaq edhe në fshatin Baban të Devollit u regjistrua një rast pozitiv me Covid.

Ai është një 60 vjeçar, babai i doktoreshës të QSH.Mësohet se ai ka qenë në spital në Tiranë, ku edhe dyshohet ta ketë marrë virusin.

Qarku i Korçës është shtuar me 6 raste të tjera me Covid-19, çka e ka çuar në 46 numrin e personave aktivë, specifikisht 4 në Pogradec, 1 në Korçë dhe 1 në Devoll.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit