COVID prek për herë të parë Peshkopinë, virusi dyshohet i importuar nga QSUT

COVID prek për herë të parë Peshkopinë,…

Pas Patosit, dhe dy personat e konfirmuar pozitiv me koronavirus në Peshkopi, dyshohet se janë infektuar në QSUT.

Për herë të parë, janë konfirmuar dy persona me koronavirus në qytetin e Peshkopisë. Rezulton se dy personat kanë kryer ndërhyrje në QSUT.

Ndërkohë po bëhet gjurmimi i rasteve dhe kontaktet që kanë patur dy të infektuarit.

Një nga personat e infektuar është karantinuar më shtëpi dhe tjetri është nisur për në infektivin e Tiranës, pasi ka shfaqur simptoma më të rënda të sëmundjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit