COVID/ Rikthehen masat kufizuese, çfarë po ndodh në Gjermani?

COVID/ Rikthehen masat kufizuese, çfarë po ndodh…

Situatë shqetësuese në Gjermani për shkak të koronavirusit.

I konsideruar deri tani si incidenti më i madh i transmetimit të virusit në Gjermani, infektimi i 1500 punonjësve të fabrikës gjermane të  paketimit te mishit ka shkaktuar rikthimin e masave kufizuese në rajonin e North Rhine-Westphalia.

Fillimisht u deklarua se vetëm qyteti i Guetersloh do të rikthente masat kufizuese, por në një njoftim të fundit u deklarua se edhe qyteti i Warendorf do të izolohej serish.

Autoritetet vendase deklaruan se masat kufizuese do të jenë në fuqi deri në 30 qershor dhe thanë se marrja e masave në këtë rast ishte e nevojshme.

Ata theksuan se qytetarët  nuk duhet të largohen nga zona, pavarësisht se nuk ka ende një kufizim ligjor për ketë gjë.

Baret, muzetë, kinematë dhe palestrat do të mbyllen, dhe restorantet mund të shërbejnë ushqim vetëm për t’u marrë me vete. Masat më të rrepta të distancimit social vihen sërish në fuqi, domethënë njerëzit mund të takojnë vetëm një person nga jashtë familjes së vet në publik.

Shkollat dhe çerdhet për 50. 000 fëmijë janë mbyllur. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i qytetarëve, të cilët e kanë quajtur si tejet negative një vendim të tillë dhe thanë se kjo gjë i ndikon negativisht në psikologjinë dhe stilin e tyre të jetesës, tani që ata kishin mësuar të jetonin të lirë.  

/Gazeta Atdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit