COVID shtyn mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të KLP

COVID shtyn mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve…

COVID shtyn mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Përkeqësimi i situatës me pandeminë ka detyruar Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela të shtyjë deri në një njoftim të dytë të mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve, për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mbështetur në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

‘Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe garanton mbarëvajtjen e punës në ambiente të shëndetshme dhe vijimësi normale të veprimtarisë në ushtrimin e kompetencave në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, duke mbrojtur shëndetin e prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve. Përbërja aktuale e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk cënon vendimmarrjen e këtij organi dhe garanton mirëfunksionimin e tij‘, thuhet në një njoftim zyrtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit