Covid shtyn ndarjen e çmimeve Grammy për në 14 Mars

Covid shtyn ndarjen e çmimeve Grammy për…
Featured image of article: Covid shtyn ndarjen e çmimeve Grammy për në 14 Mars

Ndarja e çmimeve Grammy për vitin 2021 është shtyrë me 14 mars. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se shkak për shtyrjen e ndarjes së çmimeve është pandemia e Covid. Ceremonia e ndarjes së çmimeve në industrinë muzikore pritej që të mbahej në 31 janar por shtimi i infektimeve të shumta me Covid në Los Anxhelos e ka shtyrë atë në 14 mars.

Akademia që drejton çmimet Grammy në një deklaratë tha se gjëja më e rëndësishme tani është shëndeti dhe siguria e njerëzve. Ndër të tjera në njoftimin e Grammy shkruhet se njerëzit që punojnë për ceremoninë janë të shumtë dhe se shëndeti i tyre është i rëndësishëm.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e atyre në komunitetin tonë muzikor dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur në prodhimin e shfaqjes,” tha një deklaratë nga Akademia e Regjistrimit, e cila drejton Grammy.

Ndërkohë që nominimet këtë vit janë kryesuar nga këngëtaret Taylor Swift, Beyonce dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit