Covidi në Europë: Qeveria çeke shpall gjendjen e jashtëzakonshme! Në Gjermani vdekjet i kalojnë 100,000

Covidi në Europë: Qeveria çeke shpall gjendjen…

Qeveria në Republikën Çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Janë futur rregulla të reja, duke përfshirë mbylljen e hershme të restoranteve, bareve dhe klubeve, kufizime për pjesëmarrjen në ngjarje kulturore dhe sportive.

“Gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi të premten”,-tha ministri i Shëndetësisë Adam Vojtech.

Sipas masave të rrepta, të gjitha tregjet e Krishtlindjeve në të gjithë vendin janë të ndaluara, ndërsa ndalohet edhe pirja e alkoolit në vende publike. Numri i njerëzve në ngjarje kulturore dhe sportive do të kufizohet në 1000 vetëm për ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, raporton standard.co.uk.

Vendimi i qeverisë erdhi pasi vendi goditi një rekord të ri prej gati 26,000 rastesh të martën, ndërsa shkalla e infeksionit të vendit është rritur në 1,097 raste të reja për 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit, gjithashtu një rekord i lartë.

Në Gjermani numri i vdekjeve nga Covid kaloi 100,000 të enjten, sipas shifrave nga Instituti Robert Koch.

Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel, tha se ishte “një ditë shumë e trishtë” për vendin. Ajo ka mbështetur thirrjet për më shumë kufizime, pasi pati 351 vdekje në lidhje me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total në 100,119.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit