Ç’po kurdiset? Bashkia e Veliajt, 3 projekte të rëndësishme në mungesë transparence

Ç’po kurdiset? Bashkia e Veliajt, 3 projekte…

Bashkia e Tiranës vijon të mos bëjë transparencë për projektet e rëndësishme në qytet, duke krijuar dyshime se është zhytur në korrupsion të thellë.

Lajmin e bëri publik kryeministri Rama gjatë prezantimit të garës për koncesionin e rrugës Milot-Fier: “Me Bashkinë e Tiranës jemi duke punuar dhe shumë shpejt do të fillojëm procesin e garës për kampusin e ri Universitar, për Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve”.

Të tre projektet janë propoganduar nga qeveria dhe bashkia si të rëndësishme për qytetin, por janë shoqëruar me mungesë transparence, pa gara publike dhe vetëm me fjalime propagandistike.

Në media është raportuar më herët  për projektin e dyshes Rama-Veliaj për dhënien me koncesion të kampusit Universitar në Qytetin Studenti, ku përveç konvikteve, do te ndërtohen dhe hotele e objekte të tjera private tregtare.

Madje në shkurt 2020, Kryebashkiaku Veliaj postoi në Facebook një foto të Institutit të Artit Bashkëkohor në Boston duke e shitur si foton e projektit të kampusit të ri Universitar. Veliaj shprehej se punimet për kampusin kishin nisur.

 

Ndërsa projektin për Kampusin e ri të Universitetit të Arteve e ka bërë arkitekti italian Marco Casamonti së bashku me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit të Tiranës.

casamonti
Për projektin e godinës së Akademisë së Shkencave nuk ka ende asnjë të dhënë publike.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit