CR7 nuk ndalet! Ronaldo grumbullohet sërish për ndeshjet e ardhshme të Portugalisë

CR7 nuk ndalet! Ronaldo grumbullohet sërish për…

Jorge Jesus ka publikuar listën e tij të parë si trajner i Portugalisë dhe në të është sërish Cristiano Ronaldo.

Tekniku i ri i luzitanëve ka zgjedhur të ruajë pjesën më të madhe të grupit që mori pjesë në Botërorin 2026, duke i dhënë kështu një tjetër mundësi kapitenit 41-vjeçar për të vijuar aventurën me Kombëtaren.

Ronaldo është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme, në një moment kur e ardhmja e tij me Portugalinë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Sulmuesi kishte konfirmuar se Botërori i zhvilluar në SHBA, Meksikë dhe Kanada do të ishte Kupa e tij e fundit e Botës, por pas eliminimit nga Spanja në fazën e 1/8-ve, ai la të hapur vazhdimin me përfaqësuesen.

Jorge Jesus, i cili mori drejtimin e Portugalisë pas largimit të Roberto Martinez, kishte deklaruar se nuk synonte ndryshime drastike në skuadër. Ai e ka konsideruar Ronaldon një pjesë të rëndësishme të ekipit për sa kohë sulmuesi është në gjendje të luajë.

Në listën e re janë edhe emra të rëndësishëm si Nuno Mendes, Vitinha dhe João Neves, ndërsa rikthehet edhe Nuno Tavares.

Portugalia do të përballet në këtë periudhë me Uellsin, Norvegjinë, Danimarkën dhe sërish Norvegjinë.

Pavarësisht se Botërori 2026 ishte i fundit për Ronaldon, kapiteni portugez mbetet ende pjesë e planeve të Kombëtares dhe do të vazhdojë të udhëheqë skuadrën nën drejtimin e Jorge Jesus.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit