Legjenda e futbollit botëror Cristiano Ronaldo tashmë është afër një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij në fushën e blertë.
Ronaldo është vetëm 94 gola larg shënimit të 1 000 golave në karrierën e tij të ‘paprecedentë’. Futbollisti si gjithmonë ka vijuar të shfaqë aftësitë e tij për të shënuar gola në klube të ndryshme ku ka marrë pjesë mes tyre Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe aktualisht Al Nassr, si dhe me ekipin kombëtar të Portugalisë.
Ai thuajse në çdo ndeshje jo vetëm që shënon gola, por gjithashtu frymëzon breza të tërë futbollistësh dhe tifozësh. Një arritje e tillë do ta vendosë atë në histori si një nga golashënuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Tifozët po e ndjekin me padurim këtë udhëtim të jashtëzakonshëm dhe shpresojnë të festojnë së shpejti arritjen e këtij momenti historik.