Cristiano Ronaldo hap faqe të re në Instagram

Cristiano Ronaldo hap faqe të re në…

Cristiano Ronaldo ka krijuar një faqe të re në Instagram, “cr7fitnessbycrunch”, e cila i dedikohet e gjitha fiksimit të tij për stërvitjen.

Ajo ka arritur rreth 500 mijë ndjekës menjëherë me vetëm pak kohë ekzistencë dhe me vetëm 15 foto të postuara, duke qenë se portugezi është mjaft i njohur në rrjetet sociale, ku në Instagramin e tij zyrtar për shembull ka mbi 217 milionë ndjekës.

Qëllimi i 35-vjeçarit është që me anë të kësaj faqeje të shërbejë si udhëzues për ushtrime fizike, pra si një trajner i vërtetë që ndihmon atletët e tij të përmirësojnë formën e tyre.

Ushtrime për forcën, rezistencën, etj., do të jenë fokus i videove dhe fotove të përditshme që do të publikohen në faqen e re të sulmuesit të Juventusit. /Syri.net

 

View this post on Instagram

 

El compromiso está llegando. Get ready ?

A post shared by CR7 Fitness by Crunch (@cr7fitnessbycrunch) on

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit