Cristiano Ronaldo në panik, njeriu i tij i shtrenjtë shtrohet me urgjencë në spital pas infektimit me COVID

Cristiano Ronaldo në panik, njeriu i tij…

Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë, pasi motra e tij Katia është dërguar me urgjencë në spital. Prej gati 10 ditësh, ajo po qëndron në shtëpi, po me sa duket gjendja shëndetësore i është përkeqësuar.

Ndoshta yllit të Juventus do t’i duhet të lërë Italinë për momentin për të udhëtuar drejt Portugalisë. Katia Aveiro është infektuar me COVID dhe nuk po e merr veten prej më shumë se një jave. Madje vetë ajo bëri një status në rrjetet sociale më herët.

‘’Unë u infektova, dreq, që nga 17 korriku jam pozitiv dhe kam qenë në izolim në shtëpi shumë mirë, me pak simptoma, por duke mbajtur protokollin sipas rregullave. Fatkeqësisht që nga e premtja e kaluar, në datë 23, u bëra më keq dhe kam pneumoni për shkak të virusit të mallkuar. Shkurtimisht, kam ardhur në spital,” shkruan Katia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit