Cristiano Ronaldo rrezikon të dëbohet nga Arabia Saudite, pas gjestit të turpshëm

Cristiano Ronaldo rrezikon të dëbohet nga Arabia…

Cristiano Ronaldo tashmë trajtohet, nga disa sauditë, si një i dëbuar në vend, nisur nga sjellja e tij e papranueshme dhe josportive, e cila tenton të përsëritet. 

Pas humbjes 2-0 të Al Nasr nga Al Hilal, e cila i dha fund shpresave të tyre për titull, portugezi i famshëm reagoi ndaj sharjeve të tifozëve kundërshtarë ndaj figurës së tij duke lavdëruar Lionel Messin. CR7 u kap në kamera duke prekur organet e tij gjenitale në një gjest të turpshëm që bëri bujë në vend dhe ngjalli reagime në mediat sociale.

Drejtuesit e Al Nasr u përpoqën të “fiknin zjarrin” pas gjestit të lojtarit të tyre, duke shpjeguar se veprimi i tij vinte për shkak të një dëmtimi të lehtë që Ronaldo kishte marrë. 

Ky mendim u konfirmua nga gazetari Muhammad Al Enezi, i cili raportoi se CR7 ishte dëmtuar pas përplasjes që kishte me Gustavo Cuellar. Nga ana e saj, gazeta AS e Madridit raporton se aktualisht ka një fushatë për dëbimin e Ronaldos nga vendi, kryesisht nga avokati, Nouf Bin Ahmed.

Pozicioni i portugezit të famshëm është rënduar për mosrespektim, duke qenë se është periudha e Ramazanit. Që do të thotë, nuk përjashtohet rasti që kjo sjellje e pahijshme mund të konsiderohet si shkelje sipas ligjit të Arabisë Saudite.

Avokati në fjalë ka postuar një postim në Twitter, ku thotë se do t’ia përcjellë një kërkesë prokurorit publik të Mbretërisë, për të arritur dëbimin e Cristiano Ronaldos nga vendi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit