Cristiano Ronaldo shprehet i lënduar: Man.United më bënë të ndihem si dele e zezë

Cristiano Ronaldo shprehet i lënduar: Man.United më…

Kjo periudhë si duket nuk është aq e suksesshme për Cristiano Ronaldon.

Legjenda e futbollit së fundmi ka bërë një deklaratë shokuese.

Gjate një interviste, portugezi u shpreh se ndihet i tradhtuar nga skuadra e Manchester United, madje e kanë bërë të ndihet si “delja e zezë” e skuadrës.

Te Manchester United u përpoqën të më detyronin të largohesha. Jo vetëm trajneri, por edhe djemtë e tjerë që janë përreth klubit. U ndjeva i tradhtuar. Ndjej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United, jo vetëm këtë vit, por edhe sezonin e kaluar. Njerëzit duhet të dëgjojnë të vërtetën. Disa njerëz nuk më duan këtu“, shprehet futbollisti.

Ronaldo sulmoi drejtpërdrejt trajnerin aktual Ten Hag, duke thënë se ai nuk gëzon respekt për holandezin.

Nëse nuk ke respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë respekt për ju“, shton Ronaldo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit