Cristiano Ronaldo turpërohet në stërvitje, Dybala shkrihet së qeshuri (Video)

Cristiano Ronaldo turpërohet në stërvitje, Dybala shkrihet…

Momente humori nuk kanë munguar pas rikthimit të stërvitjeve me grupe të plota.

Në stërvitjen e sotme të Juventusit, nuk kanë munguar skenat ku protagonistë ishin dy yjet e skuadrës, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.

Në ushtrimin ku futbollistët duhet ta pasojnë topin me një prekje dhe një futbollist është në mes, Cristiano Ronaldo e ka pësuar, pasi ishte ylli portugez ai që duhet të fitonte topin.

Topi futet mes këmbëve të Ronaldos dhe kaq ka mjaftuar që Paulo Dybala të duartrokasë shokun e tij që turpëroi yllin portugez dhe të shpërthejë në të qeshura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit