Crvena Zvezda me kuzhinier me vete, kryeqyteti blindôhet nga Pôlicia. Tirana i frikësohet… dronit politik

Crvena Zvezda me kuzhinier me vete, kryeqyteti…

Skuadra e Crvena Zvezdës ka mbërritur ditën e sotme në kryeqytet, për ndeshjen që do luajë nesër përballë Tiranës në ‘Air Albania’, për Champions League.

Nën masa të rrépta sigurie, delegacioni i plotë prej rreth 50 vetave, mbërriti në aeroportin Nënë Tereza.

Më tej, vijoi rruga me eskorté të shoqëruar.

Ekipi është akomoduar në një nga hotelet e kryeqytetit, ndërkohë mësohet se me vete ka marrë edhe një kuzhinier, i cili do të kontrollojë bashkë me mjekët gatimet për lojtarët, stafin dhe klubin.

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar se do të vinin në Shqipëri me pôlicë serbë, Crvena Zvezda nuk ka marrë forca të posaçme të rendit pasi lojtarët do të izolohen në një kat të veçantë të hotelit “Plaza”.

Megjithatë, klubi serb ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të testôhen dhe shoferët shqiptarë që do t’i transportojnë në hotel.

Ndërkohë, zyrtarë të klubit të Tiranës, kishin informacione se disa tifozë, jo pjesë të tifogrupit ‘Tirona Fanatics’, mund të ngrenë ditën e nesërme një dron mbi stadium.

Ajo që i frikësohen më shumë, është paraqitja e ndonjë mesazhi naciônalist apo politik, të cilat ndalohen rreptësisht nga UEFA.

Diçka e tillë do sillte penalizime për klubin bardheblu.

Duke marrë parasysh këto indicie, klubi i Tiranës ka njoftuar në Pôolicinë e Shtetit, që të marrë masa për të parandaluar çdo încident të mundshëm.

 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit