Çudia e Putin: Rastet me koronavirus shtohen, ai lehtëson masat e izolimit

Çudia e Putin: Rastet me koronavirus shtohen,…

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nga dita e martë, izòlimi mbarëkombëtar nga korònavirusi do të lehtësohet dhe bizneset do t’i rikthehen punës.

Ai tha se “periudha e mospunës”, e imponuar për frenimin e përhapjes së korònavirusit, ka zgjatur gjashtë javë.

Sipas tij, lehtësimi i kufizimeve do të ndikojë në të gjithë sektorët e ekonomisë. “Nisur nga nesër, më 12 maj, peridha kombëtare e ditëve të mospunës do të marrë fund për të gjithë sektorët e ekonomisë”, tha Putin.

Megjithatë, shtoi ai, disa rajone mund të mbajnë rregulla më të ashpra, nëse është e nevojshme. Ngjarjet e mëdha publike do të mbeten të ndaluara dhe njerëzit ende duhet t’i ndjekin udhëzimet shëndetësre, por është në interes të të gjithëve që ekonomia “të kthehet shpejt në normalitet”, shtoi Putin.

Rusia ka tani numrin e tretë më të lartë të të infèktuarve me korònavirus.

Autoritetet atje kanë thënë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 11,656 raste të reja, të cilat e kanë rritur në 221,344 numrin e përgjithshëm të tyre.

Numri i víktimave nga korònavirusi në Rusi aktualisht është 2,009. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit