Çudia e zgjedhjeve! Zbulohet karta e identitetit me afat 50-vjeçar

Çudia e zgjedhjeve! Zbulohet karta e identitetit…

Kemi parë e ç’nuk kemi parë në këto zgjedhje, por një kartë identiteti me afat 50-vjeçar, me siguri që nuk jua kishte marrë mendja se ekzistonte. 

Kjo është perla dhe çudia njëkohësisht e këtyre zgjedhjeve që janë shoqëruar shpesh me parregullsi, debate dhe përleshje fizike. 

Karta e identitetit në pronësi të shtetasit Z.B., është nxjerr në 2021 dhe afati i skadencës është deri në vitin 2071. Pra ndryshe nga kartat e zakonshme me afat 10 vjet, këtij qytetari i zgjat karta 50 vjet.

Epo zotëria që tashmë është 79 vjeç mund të konsiderohet me fat sepse sdo t’i duhet të sorollatet nëpër institucione sërish pas 8 vitesh, kur praktikisht do jetë 87-vjeç. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit