Çudia/ I riu bëhet me djalë, e lindi... vjehrra

Çudia/ I riu bëhet me djalë, e…

Një rast i pazakontë ai i një familjeje britanike.

Rees Jenkis, 30 vjeç, u bë baba tre vite më parë falë të vjehrrës, Julie Bradoford, 49-vjeçe, pasi partnerja e tij Jessica nuk mund të sillte më në jetë një të tillë për shkak se u diagnostikua me kancer në qafën e mitrës. Shtatzënia e Julie u arrit në rrugë artificiale.

“Jack është djali më i bukur. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohëse ndaj Julie, ajo më bëri baba. Disa njerëz s’më besojnë kur i them se vjehrra më solli në jetë djalin ”, u shpreh Rees.

Rees rrëfen momentin kur mësoi se e vjehrra ishte dakord që të kontribuonte në lindjen e fëmijës.

“Ishte aq e mrekullueshme. Ne dëshironim që të gjenim një të huaj. Por kur Julie na dha përgjigjen pozitive, u lumturova pamasë. Ndiheshim më të sigurt brenda familjes sonë. Sigurisht ishte pak surreale dhe e vështirë, isha pak nervoz. Por Julie u tregua shumë e mirë gjatë gjithë procesit”, tha burri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit