Çudira brenda familjes, nusja i vjedh vjehrrit mijëra dollarë

Çudira brenda familjes, nusja i vjedh vjehrrit…

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur brenda familjes në Vorë.

Policia njofton se një 22-vjeçare është arrestuar, pasi ka vjedhur plot 6400 dollarë në shtëpinë e vjehrrit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marqinet të Vorës.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë arrestuan F. B., 22 vjeçe, pasi në Marqinet, ka vjedhur shumën prej 6400 dollarësh amerikan, në banesën e vjehrrit të saj.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit