Çudira në Maqedoninë e Veriut| Ish-funksionari i shtetit blen lirinë për 11 milionë euro

Çudira në Maqedoninë e Veriut| Ish-funksionari i…

Sasho Mijallkov ish-drejtori i Sigurisë dhe Kundërzbulimit në Maqedoninë e Veriut ka shpëtuar nga burgu duke paguar garancinë pasurore të kërkuar. Gjykata e Apelit e Maqedonisë ka vendosur ta lirojë nga paraburgimi ish-drejtorin për vlerën e 11 milionë  euro. Një shifër jashtëzakonisht e lartë për një ish-punonjës me rrogë shteti.  Ky vendim ka kritika nga liderët politik, ku Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, ka kërkuar nga gjykatësit e çështjes që të japin llogari përpara qytetarëve se mbi çfarë bazash e liruan Mijallkovin.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për ta liruar Sasho Mijallkovin nga paraburgimi e ulë besimin edhe ashtu të cenuar të qytetarëve në gjykata. Mijallkov ishte person me rrezik potencial për arratisje, ndërkohë edhe arsyeja e zhvillimeve nga të cilat u shqetësua opinioni. Gjykatësit Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti duhet t’i japin llogari opinionit se në çfarë bazë kanë sjellë një vendim të tillë dhe në cilën formë do ta marrin përgjegjësinë në rast se Mijallkov arratiset”, tha Bojan Mariçiç, ministër i Drejtësisë.

Po ashtu për rastin ka reaguar edhe Alenaca për Shqiptarët, duke thënë se vendimi i Gjykatës demaskoi axhendën mashtruese euro-integruese të këtij regjimi dhe legjitimoi vlerësimet se ky regjim duhet të bjerë një ditë e më pare. Sasho Mijallkov po vuante paraburgimin për rastin “Thesari” të ish Prokurorisë Speciale, për të cilin ishte dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e shkallës së parë. Ai akuzohet se gjatë kohës sa drejtonte policinë sekrete ka abuzuar me blerjen e disa pajisjeve në vlerën e 800 mijë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit