Çudira nga Gjykata e Lartë, jep 180 milionë tender pa konkurrencë për dhomën e serverit

Çudira nga Gjykata e Lartë, jep 180…

Gjykata e lartë supozohet të jetë organi i cili jep drejtësinë “më të lartë” në Shqipër, apo institucioni që i jep “dorën e fundit” drejtësisë mbi një çshtje të caktuar pasi e ka gjykuar me urtësi e maturi. Mirëpo duket se në realitet gjerat funksionojnë pak më ndryshe. Ky institucion rezulton se ka organizuar një tender me objekt “Rikonstruksion i dhomës së serverit”, me numër reference REF-04026-08-27-2021.

Ajo çka përbën habi është fakti se duke studiuar dokumentacionin e kësaj procedure të bie në sy një fakt mjaft i çuditshëm. Shikohet se në të ka marrë pjesë vetëm një kompani… Me pak fjalë në tenderin e organizuar nga Gjykata e Lartë kemi një mungesë totale të konkurrencës, që në fushën e tenderave konsiderohet si një flamur i kuq. Firma e vetme që ka marrë pjesë është Advanced Business Solutions – ABS që rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Gerond Meçe.

Ky i fundit është lakuar në media si shok i baxhanakut të Edi Ramës. Gjithsesi përtej kësaj, shikohet se kjo kompani ka fituar me vlerën 14,650,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 180 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër është thuajse e barabartë me fondin limit të tenderit, përkatësisht është sa 95% e tij. Nga ana tjetër është mjaft interesenat fakti se ky institucion qëndron në majën e e piramidës gjyqësore. Ajo thuhet siguron dhënien e barabartë dhe të paanshme të drejtësisë për të gjithë qytetarët në vend dhe vendos standardet e një gjykimi të drejtë. Mirëpo në rastin e tenderave që organizon po vetë, duket se kjo nuk është dhe aq e vërtetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit