Çudira nga Paskuqani: Rruga e sapo shtruar në Unazën e Madhe dëmtohet nga betonieret

Çudira nga Paskuqani: Rruga e sapo shtruar…

Banorët e Paskuqanit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me dëmtimin e rrugës së sapo shtruar në Unazën e Madhe. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, rruga u shtrua vetëm një ditë më parë, por është dëmtuar për shkak të derdhjes së llaçit nga betonierët, të cilët e kanë hedhur atë drejtpërdrejt në rrugë.

Qytetari që denoncoi rastin ka ngritur pyetjen: “A do të mbajë dikush përgjegjësi për dëmtimin e rrugës?”

Banorët kërkojnë që autoritetet lokale dhe firmat e ndërtimit të mbajnë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrin masa të menjëhershme për riparimin e rrugës.

Në vijim do të gjeni mesazhin e qytetarit:

Mirembrema JOQ, postoje pak… Dje u shtrua rruga ne Paskuqan, unaza e madhe… Betonieret shikoje si e kan bere, duke derdhur betonin e tyre ne rruge. A do mbaje kush pergjesi per demtimin e prishjen e rruges? Flm.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit