Çudira shqiptare/ Skënder Gjinushi harxhon 23 milionë nga lekët tona për të studiuar COVID-19

Çudira shqiptare/ Skënder Gjinushi harxhon 23 milionë…

Në fakt nuk ëstë edhe aq shumë çudi shqiptare sesa një meme e gatshme. Jetojmë në një kohë kur debati për COVID-19, për vaksinat, për maskat etj etj, është në një fazë të nxehtë dhe shumë pyetje kërkojnë përgjigje nga elita e shkencës botërore. Kjo e fundit ende nuk ka një përgjigje të saktë. Por si duket Skënder Gjinushi e zgjidh këtë punë me vetëm 23 milionë lekë të vjetra me TVSH. Si duket kaq para mjaftojnë që super shkencëtari ynë të përveshë mëngët dhe të studiojë COVID-19.

Kështu rezulton se Akademia e Shkencave ka organizuar një tender me objekt “Reagente dhe mjete konsumi për fazën 3/1 të studimit të seroprevalencës Covid-19”. Fondi limit i tij është 2,200,000 lekë të reja pa TVSH dhe mban si numër reference REF-98317-06-16-2021. Duke parë dokumentacionin përkatës të kësaj procedure, vihet re se ka disa mangësi që ngjallin dyshime. Shikohet se në garë kanë marrë pjesë vetëm katër firma konkurrente. JOQ ALBANIA

Por bën habi fakti se dy prej tyre, pra 50% e pjesëmarrësve, kanë ofruar vlerë zero. Nuk kuptohet se përse gjysmat e kompanive pjesëmarrëse kanë hyrë për të garuar pa ofruar asnjë vlerë, por me siguri shkencëtari që do të studiojë Covid-19, mund të na japë ndonjë përgjigje. Ndërkohë fitues i tenderit është shpallur ALMEDICAL në pronësi të Llambro Sulotit dhe Oltion Bellos për vlerën 1,919,100 lekë të reja pa TVSH ose rreth 23 milionë lekë të vjetra. Kjo kompani do të furnizojë Skënder Gjinushin me mjetet e nevojshme mjekësore për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë Covid-19. Dhe për këtë duhen plot 23 milionë lekë nga taksat tona. Si mendoni, do të marrë çmimin Nobel shkencëtari ynë me gjetjet e tij?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit