Çudirat e Belindës/ 1.1 miliardë tender për ndërtimin e një godine me “0 Energji”

Çudirat e Belindës/ 1.1 miliardë tender për…

Zgjedhjet po afrohen dhe gjithmonë e më tepër po dëgjojmë çudira nga më të ndryshmet. Në fakt më tepër se çudira duken si “sebep” për të përlarë ca miliarda sa janë ende në kohë.

Një indtitucion shtetëror i quajtur Agjencia per Efiçencën e Energjisë, që varet direkt nga ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, ka organizuar një tender me numër reference REF-83095-12-24-2020 dhe me objekt “Projekt Pilot për ndërtimin e një godine me ‘0 Energji’ (çelsa në dorë)”.

Për të janë planifikuar të shpenzohen rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Në tender kanë marrë pjesë dy bashkime firmash dhe fitues është shpallur bashkimi i “Llazo“ shpk & “NET-GROUP“ shpk & “Besta“shpk me vlerë 95,400,000 lekë të reja pa TVSH (ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH).

Vihet re se kjo vlerë është mjaft e afërt me ofertën e bashkimit tjetër të firmave që morën pjesë në garë, një fakt ky mjaft i dyshimtë që ngre dyshime për paracaktim të fituesit. Gjithashtu vlera fituese është mjaft afër vlerës së fondit limit, duke ngritur gjithashtu dyshime të tjera se fituesi ka qenë i paracaktuar paraprakisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit