Çudirat e Blendi Gonxhes, i jep 700 milionë brenda ditës të njëjtës kompani në 3 tendera të ndryshëm

Çudirat e Blendi Gonxhes, i jep 700…

Tashmë edhe fëmijët e çerdheve e kanë mësuar se në këtë vend të bekuar të quajtur Shqipëri bëhen abuzime të panumërta me tenderat. Nëse do të përdornim terma matematikorë, tenderat e dyshimtë janë thuajse infinite. Kjo pasi çdo ditë ka të paktën disa tendera të cilësuar më së paku të dyshimtë. Por rasti që do t’ju paraqesim sot është disi i veçantë.

Bëhet fjalë për institucionin e Drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor e drejtuar nga Blendi Gonxhja. Rezulton se ky institucion i ka dhënë brenda ditës rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH të njëjtës kompani në tre tendera të ndryshëm. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderat Loti I: “Mobilim i DRSHTRR BERAT” me numer reference REF-00904-07-14-2021; Loti II: “Mobilim i DRSHTRR KORÇË” me numer reference REF-00906-07-14-2021; Loti III: “Mobilim i DRSHTRR LAÇ” me numer reference REF-00908-07-14-2021.

Veçantia qëndron në faktin se në të tre këto tendera ka fituar e njëjta kompani, brenda të njëjtës ditë. Bëhet fjalë për kompaninë BOLT shpk e cila rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Bardhyl Beqiri. Gjatë hulumtimeve të dokumentacioneve përkatëse të këtij tenderi, vihen re të tjera fakte të çuditshme.

Kështu shikohet se disa kompani në të tre tenderat kanë ofruar vlera zero. Nga ana tjetër në të tre tenderat ka patur kompani me vlerë të ofruar më të ulët se fituesi. Këto fakte të marra të gjitha së bashku ngrenë dyshime se fituesi mund te ketë qenë i paracaktuar. Të kontaktuar me e-mail nga redaksia JOQ në lidhje me një koment apo reagim në lidhje me këtë çështje, institucioni nuk u përgjigj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit