Çudirat e Lalit: 240 milionë për të ndërtuar zgara qoftesh në Liqenin e Farkës

Çudirat e Lalit: 240 milionë për të…

Erion Veliaj apo Lali Leku ashtu siç populli e thërret, duket se nuk i ndahet tenderave të dyshimtë. Natyrisht paratë më të mëdha qarkullojnë në rastin e veprave infrastrukturore dhe sigurisht Bashkia Tiranë në këtë drejtim nuk qëndron pas. Rezulton s kjo bashki ka hapur një tender me numër reference REF-01875-07-28-2021 dhe me objekt “Parku i liqenit të Farkës një Pol Rekreativ për Tiranën” Fondi limit i këtij tenderi është 25,075,025 lekë të reja pa TVSH ose rreth 300 milionë lekë të vjetra nëse përshihet edhe vlera e TVSH-së.

Por çfarë kërkohet të bëhet me gjithë këto para? Duke studiuar dokumentacionin përkatës mësohet se këto para do të shpenzohen për të ndërtuar disa zgara tib “barbeque”, disa mole prej disa metrash me dërrasa, disa stola si dhe një ballkon panoramik, ku dhe në këtë rast nuk mungojnë dërrasat. Parashikohet gjithashtu edhe ndërtimi i disa stacioneve të biçikletave si dhe një kasolle e vogël prej druri për informacion për turistët.

E pra, për vetëm kaq pak kërkohet të shpenzohet një shifër prej disa qindra miliona lekë të vjetra. Shifra ngjan tepër e ekzagjeruar, megjithatë ky në fakt nuk është problemi i vetëm. Problemi kryesor qëndron në faktin se fitues është shpallur një kompani e cila ka ofruar gati 90 milionë lekë të vjetra me TVSH, më shumë se njëra nga kompanitë e tjera pjesëmarrëse në garë. Natyrisht ky është një fakt që nuk mund të anashkalohet pasi 90 milionë lekë nuk janë “një fjalë goje”. Rezulton se tenderin e fitoi kompania “Leon Konstruksion” shpk në pronësi të Sonila dhe Florenc Sharka për vlerën 19,776,115 lekë të reja pa TVSH ose rreth 240 milionë lekë të vjetra me TVSH. Mbetet vetëm për t’u parë nëse SPAK do t’i hedhë ndonjë sy këtij tenderi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit