Çudirat e tenderave të Bashkisë Tiranë/ Nga 5 firma në garë, 3 ofrojnë të njëjtën vlerë

Çudirat e tenderave të Bashkisë Tiranë/ Nga…

Bashkia Tiranë duke qenë edhe institucioni vendor kryesor në Shqipëri, siç mund të kuptohet qartë, organizon një numër të madh procedurash prokurimi. Një pjesë prej tyre kanë rezultuar me procedura të dyshimta, të pasqyruara shpesh edhe në JOQ Albania. Mirëpo nëse deri tani pikat kryesore të dyshimta të këtyre tenderave ishin afërsia me fondin limit, mungesa e konkurrencës apo shpallja fitues e dikujt me vlerë më të lartë, tashmë duket se gjërat kanë evoluar.

Kështu një tender tepër i çuditshëm është ky që do t’ju paraqesim ditën e sotme. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi që mban numrin e referencës REF-90863-03-24-2021. Objekti i saj është “Mbikqyrja e punimeve për objektin: “Ndërtim i segmetit rrugor dhe pedonales nga sheshi “Frederik Shopen” deri në kryqëzimin me rrugën e “Kosovarëve”. Fondi limit i këtij tenderi rezulton të jetë 1,888,707 lekë të reja pa TVSH. Nëse hulumtojmë në dokumentacionin e kësaj procedure, do të vëmë re një çudi aspak të zakontë.

Shikohet se në garë kanë marrë pjesë 5 kompani, nga të cilat 3 prej tyre kanë ofruar vlerë të njëjtë me njëra-tjetrën. Ashtu siç mun dt kuptohet qartësisht, është e pamundur që në një garë me zarfa të mbyllur, 60% e pjesëmarrësve të ofrojnë të njëjtën vlerë. Përkatësisht vërehet se pjesëmarrësit “Engineering Consulting Group”, “Novatech Studio” dhe “Tower” kanë ofruar egzaktësisht të njëjtën shifër prej 1,673,450 lekësh të reja pa TVSH. Vetëm dy kompanitë e tjera kanë ofruar vlera të ndryshme, përkatësisht “Instituti i Konsulencës në Ndërtim” me 1,680,344 lekë të reja pa TVSH dhe “ASH Engineering” me 1,690,000 lekë të reja pa TVSH.

Megjithatë edhe këto dy firma kanë ofruar vlera të përafërta me tre të tjerat. Faktet e mësipërme, siç nënkuptohet qartë, lindin dyshime se fituesi ka qenë i paracaktuar. Sa për procedurë, rezulton se fituese është shpallur firma TOWER në pronësi të Irdi Kullës, me vlerë 1,673,450 lekë të reja pa TVSH. Edhe në këtë tender shikohet qartë se vlera fituese është mjaft afër me fondin limit. Në rastin konkret rezulton të jetë sa 88.6% e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit