Çudirat nuk kanë fund! Burri bën foto romantike me gruan shtatzënë, më pas e hedh nga shkëmbi për 47 mijë euro

Çudirat nuk kanë fund! Burri bën foto…

Një turk shkrepi një foto romantike me gruan e tij shtatzënë në maj të një shkëmbi dhe më pas mendohet se ai e ka hedhur atë ngë shkëmbi , në mënyrë që ai të mund të kërkonte para të sigurimit të jetës.

Hakan Aysal, 40 vjeç, u arrestua për vrasjen e gruas së tij Semra Aysal, 32 vjeçe dhe foshnjës së tyre të palindur, teksa ishin me pushime në Butterfly Valley në qytetin Mugla, Turqi.

Aysal dyshohet se e shtyu gruan e tij, e cila ishte shtatë muaj shtatzënë në atë kohë, nga shkëmbi ku ajo dhe foshnja humbën jetën menjëherë.

Në aktakuzën e përgatitur për krimin e ‘vrasjes me dashje’ ndaj burrit, thuhet se ai ‘planifikoi vrasjen e gruas së tij duke marrë së pari një sigurim personal aksidenti në emër të saj me një garanci prej 400,000 Lira Turke (rreth 47 mijë euro) dhe ku përfituesi i vetëm ishte vetë ai’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit