Çudit artistja shqiptare, sheh vizione nga e kaluara: Në jetën me lëkurën blu doja të lidhesha me Zotin

Çudit artistja shqiptare, sheh vizione nga e…

Një artiste shqiptare pretendon se sheh vizione nga e kaluara, ajo i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj kur tha se në jetën e saj me lëkurë blu donte të lidhej me zotin.

Olta Canka është një ndër personat me aftësi paranormale.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, Wake Up ajo ka rrëfyer disa prej eksperiencave të saj.

Olta thotë se të gjithë kemi aftësi, por ajo i ka në një sasi më të madhe se sa të tjerët.

“Janë vizione, ndjesi, i ndjej në trup në mendje, janë si prekje që i ndjej si trysni. Mund të jenë vizione. Ajo që ndodh me Shqipërinë është thjesht një shfaqje e asaj ne si komunitet kemi ushqyer dhe kemi mbjellë ndër vite dhe tani po e korrim.
Është pak e vështirë për tu përshkruar. Jetët e shkuara arrij t’i zhbiriloj përmes vizioneve. Kur jam në një moment paqeje dhe befas më vjen një imazh që mund të zgjasë pak sekonda”, tha Olta.

Vizioni i vetes me lëkurë blu është ai më i forti sipas saj, gjatë rrëfimit.

“Ajo që më ka goditur është jeta me lëkurë blu, kam qenë duke kërkuar hyjnoren larg komunitetit tim, doja të lidhesha me Zotin dhe nuk i besoja intuitës sime. Por ajo që më lë të nënkuptoj është se çfarëdo që të duhet është afër teje”, tha Olta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit