Çudit Donald Trump: Do të arrestohem të martën!

Çudit Donald Trump: Do të arrestohem të…

Ish-presidenti Donald Trump i ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit. Përmes një postimi në rrjetet e tij social ai shkruan se mund të arrestohet të martën që vjen , pasi një prokuror i Nju Jorkut po shqyrton akuzat në një çështje që shqyrton denoncimet se ai ka pasur marrëdhënie të fshehta me gra të tjera dhe i ka paguar ato me miliona dollarë.

“Rrjedhjet e paligjshme” nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhattan tregojnë se “kandidati kryesor republikan i largë & ish-presidenti i Shteteve Të Bashkuara Të Amerikës, do të arrestohet”, shkruan Trump në postimin e tij.

Nuk ka pasur asnjë njoftim publik për ndonjë kornizë kohore për punën sekrete të jurisë së madhe në këtë rast, duke përfshirë ndonjë votim të mundshëm nëse do të paditet ish-presidenti. Por, ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit