Zëdhënësi i Energjisë nga Kosova, Viktor Buzhala: Lahuni nga dy vetë të kurseni energji

Zëdhënësi i Energjisë nga Kosova, Viktor Buzhala:…

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, pasditen e sotme ka propozuar sesi mund të kursejmë energjinë elektrike në kohë krize.

Për të mos shpenzuar shumë energji, sipas tij, në të njëjtën kohë mund të bëjnë dush dy persona.

“Nëse Gjermani dhe Zvicra thotë lahu nga dy vetë përnjëherë, atëherë pse mos t’iu themi edhe ne”, u shpreh Buzhala në “Frontal” në T7.

Më tej, ai tha se “bojlerët mos i shpenzoni komplet, por shpenzoni pak më pak, sepse atëherë kemi të gjithë”.

Gjithashtu, zëdhënësi i KEDS-it vuri theksin se bojlerët janë shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë pas ngrohjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit