
Një kompani veshjesh nga Japonia ka prezantuar brekët ‘dantellë’ për meshkuj që u bënë shumë shpejt hit.
Brenda një kohe të shkurtër, prodhuesi fitoi mbi 28.000 dollarë nga shitja e tyre.
Linja përbëhet nga shtatë ngjyra, dy prej të cilave janë të kufizuara në shitje në dyqanin online Wacoal. Materiali i përdorur është dantella origjinale, e cila ka një model të madh lulesh, të përfunduar me foto gjethesh dhe motive gjeometrike.
