Çunat bëhen pishman kur hyjnë në jetën e saj, 20-vjeçarja me hobin e frikshëm: Nuk kam fat në dashuri!

Çunat bëhen pishman kur hyjnë në jetën…

Një 20-vjeçare nga Birminghami, është në hall të madh, teksa nuk po gjen dot dashurinë e jetës së saj për shkak të hobby-t të saj të frikshëm dhe çuditshëm për të mbledhur dhe koleksionuar kafka kafshësh. Jessica Powell, thotë se djemtë nuk duan të nisin një romancë me të pasi mësojnë se ajo kënaqet duke koleksionuar eshtrat e kafshëve të ndryshme. 20-vjeccarja në Britaninë e Madhe e ka të vështirë të heqë dorë nga hobby i saj, teksa thekson se një ditë do ta gjejë dashurinë e vërtetë që do ta pranojë së bashku me hobbyn e saj shumë të çuditshme.

Jessica Powell:

Nuk kam shumë fat me lidhjet. Gjithçka shkon mirë deri në momentin që iu tregoj për pasionin tim për të koleksionuar kafka, e cila përfshin rrjepjen e kafshën dhe më pas zierjen e saj. Më pas kockat pa mish i vendos në peroksid për t’i zbardhur, dezinfektuar dhe për t’iu hequr yndyrën për t’i vendosur më pas në koleksion. Mua më duket shumë interesant hobby im, por jo të gjithë mendojnë kështu.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit