“Çunat e Belës na ruajnë në çdo lëvizje: Nuk na pranojnë dorëheqjet dhe na kërcënojnë”

“Çunat e Belës na ruajnë në çdo…

Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania nga një person që prezantohet si punonjës i Policisë së Shtetit ka ngritur shqetësime serioze lidhur me presionet e pretenduara brenda strukturave të rendit dhe marrëdhënien e tyre me zhvillimet rreth protestave studentore.

Sipas përmbajtjes së mesazhit, disa punonjës policie kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra për shkak të mospranimit të urdhrave për përdorim force ndaj studentëve. Në denoncim pretendohet se këto dorëheqje nuk janë pranuar nga eprorët gjithashtu pjesë e bandës Balluku dhe se ndaj punonjësve në fjalë janë ushtruar kërcënime të drejtpërdrejtë.

Më tej, në mesazh pretendohet se individë të maskuar me kapuça, të cilët në denoncim etiketohen si “grupi i çunave të Belindës” duke iu referuar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është aktualisht nën hetim nga SPAK, mbajnë nën vëzhgim të vazhdueshëm punonjësit e policisë. Sipas denoncuesit, ky presion shtrihet deri në kërcënime ndaj familjeve të tyre, çka sipas tij i pengon efektivët të mbrojnë studentët gjatë zhvillimit të protestave.

Në këtë pikë ngrihet pyetja: A është e pranueshme që persona nën hetim nga drejtësia të ushtrojnë presion mbi strukturat e rendit?

Teksa këto pretendime ngrenë pikëpyetje mbi ushtrimin e presionit apo rolit të personave me ndikim politik, nga ana e institucioneve, Policisë së Shtetit apo zyrtarëve të përmendur nuk ka ende një reagim zyrtar për të konfirmuar apo përgënjeshtruar vërtetësinë e këtyre akuzave

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit