Daja e vrau, nëna e 11-vjeçares në Greqi: Ajo vuante nga kanceri, i lau makinën para ngjarjes

Daja e vrau, nëna e 11-vjeçares në…

Nëna e 11-vjeçares Vasiliki e cila u vra nga daja i saj në Ilia të Greqisë pasi tentoi ta përdhunonte, ka dhënë një dëshmi lidhur me ngjarjen e rëndë.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se nëna ka treguar që vajza e saj e ndjerë përpara se të zhdukej i kishte larë makinën dajës. Madje ajo shton se e bija vuante nga një sëmundje në mëlçi që kur kishte lindur.

“Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë. Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë”, deklaroi nëna.

37-vjeçari autor i ngjarjes ka deklaruar para hetuesve i papenduar ‘E çova në fushë dhe e vrava me kaçavidë’. Përpara këtij veprimi ai ka tentuar të abuzojë seksualisht me të miturën, por ajo ka refuzuar duke u shprehur se do t’i tregonte prindërve. Në këtë moment daja ka ndërmarrë veprimin kriminal, dhe pasi e ka vrarë e ka fshehur trupin e vajzës në një grumbull kallamishtesh.

Autori i ngjarjes ka qenë i arrestuar në vitin 2017 për abuzim seksual me një 14 vjeçare dhe për këtë rast 3 vite më vonë u dënua nga Gjykata e Zakynthos me nëntë vjet burg. Dënimi u konvertua në lirim me kusht, por 37-vjeçari së fundmi ka përsëritur veprimet mizore edhe pas lirimit nga qelia.

Lexo edhe:

Çnjerëzore në Greqi, xhaxhai tenton të përdhunojë mbesën e mitur dhe e vret

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit