Daja përdhunoi nipin në shtëpinë e tij në Prizren, prangoset në kufi

Daja përdhunoi nipin në shtëpinë e tij…

Gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Morinës është vënë në pranga një person nga Kosova. I arrestuari ishte shpallur në kërim prej rreth 2-javësh, ndërsa akuzohej se kishte përdhunuar nioin e tij 8-vjeç. Ka qenë fëmija i mitur i cili në prani të oficerit të policisë gjyqësore, psikologëve dhe nënës, ka deklaruar para dy javësh se është përdhunuar nga daja i tij i identifikuar si Belul Kokollari. Ky i fundit ka lindur në 18 Tetor 1976, dhe banon në fshatin “Malësi e Re” në Prizren. Ndërkohë mësohet se lidhja e Kokollarit me Beratin ishte nëna e të miturit, pra motra e autorit e cila ishte e martuar në këtë qytet.

Ndërkohë Burime pranë hetimit bëjnë me dije se daja e fëmijës ka filluar afrimitetin me këtë të fundit rreth 1-vit më parë, kur për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, ai qëndronte shpesh herë në Berat. Konflikti i motrës me komshiun në muajin Gusht 2020 degjeneroi atëherë deri në ushtrimin e dhunës mes dy palëve. Kosovari Belul Kokollari u dënua asokohe me 4-muaj burg pasi u akuzua për plagosjen me mjete të forta të djalit të komshiut që konfliktohej me familjen e motrës.

Njoftimi

Berat

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e policisë së Pikës Kufitare Morinë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. K., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjeko-ligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka kryer marrdhënie homoseksuale me nipin e tij të mitur 8-vjeçar.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit