Dajt/ Kultivonin lëndë narkotike, arrestohet kryeplaku i fshatit Qafëmollë dhe një 37 vjeçar

Dajt/ Kultivonin lëndë narkotike, arrestohet kryeplaku i…

Policia e Tiranës ka vënë dy persona në pranga me finalizimin e operacionit të koduar “Qafëmolla”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Bëhet e ditur se pas kontrolleve,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë evidentuar dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Qafmollë, Njësia Administrative Dajt.

Për rastin është arrestuar në flagrancë kryeplaku i fshatit Qafëmollë (A. D., 52 vjeç),  dhe një 37-vjeçar për kultivim kanabisi. Gjithashtu, kryeplaku dhe 37-vjeçari janë kapur edhe më 19 qershor të këtij viti duke kultivuar fidanë kanabisi në këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit